Dielli rikthen normalitetin në Prishtinë, qytetarëve s’u intereson koronavirusi

Ka shkuar në 19 numri i të prekurve me pandeminë COVID-19 në Kosovë, mirëpo tek qytetarët kjo gjë nuk ka krijuar panik.
Kjo pas një numër i madh janë parë edhe sot duke lëvizur në rrugët e Prishtinës, të cilët po shijojnë motin e mirë që po mban në vendin tonë, shkruan Indeksonline.

Ndonëse janë parë shumë makina nëpër rrugë, numri i këmbësoreve ishte më i vogël.

Kujtojmë që presidenti Hashim Thaci ka propozuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, gjë që u kundërshtua nga qeveria Kurti./Indeksonline/



