Dielli Vranoci fiton meçin ndaj Simsekit në Korneuburg të Austrisë

Boksieri shqiptar, Dielli Vranoci ka shënuar fitore ndaj Ahmet Simsekit, në meçin e zhvilluar në Korneuburg të Austrisë.
Vranoci dhe kundërshtari i tij e çuan meçin deri në raundet e fundit dhe fituesi i përcaktua nga gjyqtarët, shkruan Indeksonline
Me pikë më të larta doli boksieri nga Peja – i cili shënon fitoren e tij të 13-të në boksin profesionist.
Kurse kundërshtar i tij, Simsek pëson humbjen e tij të parë në karrierë pas nëntë meçeve./Indeksonline/