20:28 / E Hënë, 17 Korrik 2023 / C E

Diellor Beseni vazhdon me Lirinë

Liria dhe Diellor Beseni kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për një sezon.

Klubi prizrenas njoftoi këtë të hënë për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin.

“U dakordova me pronarin, që edhe një vit të luajë me Lirinë. Do të jap maksimumin për arritjen e synimeve të klubit. Premtoj që me shokët të kënaqim tifozët e zjarrtë me lojë dhe rezultate”, u shpreh 21-vjeçari pas nënshkrimit të kontratës së re.

Njoftimi i plotë nga klubi i Lirisë (pa ndërhyrje):

“Arrihet marrëveshja

Diellor Beseni edhe një vit te Liria

Liria, ka ‘blinduar’ Besenin. Me këtë mesi i fushës ‘bardhezi’, do të vazhdojë të jetë kualitativë.

Beseni, ka qenë  ndër të merituarit, për kthimin në elitë.

“U dakordova me pronarin, që edhe një vit të luaj me Lirinë. Do të jap maksimumin, për arritjen e synimeve të klubit.

Premtoj që me shokët, të kënaqim tifozët e zjarrtë me loj dhe rezultate”, tha  Beseni pas nënshkrimit të kontratës.

Ndërkaq, pronari Rahman Kiqe, paralajmëron arritjen e transfereve nga mesi i javës.

“Ata, siq kam thënë, do të bëjnë dallimin”, tha ai, duke bërë të ditur, se bëhet fjalë për transferime cilësore”.