75 Mall Live Search
19:07 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Diellza Kolgeci e mërzitur për vdekjen e Arian Dacit: Do të kujtojmë gjithmonë të buzëqeshur

Vdekja e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci ka pikëlluar të gjithë.

Figurat publike e miqtë të shumtë kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e tij, shkruan Indeksonline.

Lajmi i hidhur e ka prekur edhe modelen, Diellza Kolgeci e cila përmes një fotografie nga fëmijëria të publikuar në Facebook i ka shprehur ngushëllime familjes Daci dhe shoqërisë.

Ky është postimi i plotë i saj:

“Kemi me te kujtu keshtu si ishe qe nga femijeria gjithemon i buzeqeshur dhe i qete… Rralle jemi taku por sa here jemi pa kemi fol per skijimin, kohen e qerdhes, kohen e adoleshencës dhepardje per here te fundit folem per skijimin. Shume na ke merzit…SHUME.Ngushellime familjes Daci, shokeve e shoqeve”.

Kujtojmë se Arian Daci vdiq sot gjatë skijimit në Brezovicë, pasi një ortek ra mbi të./Indeksonline/