Diellza Kolgeci reagon pas vdekjes së regjisores, Kraja
Sot ndërroi jetë regjisorja e njohur dhe e suksesshme kosovare, Arzana Kraja.
Regjisorja u gjet e vdekur në banesën e saj në lagjen “Emshir”, në Prishtinë, shkruan Indeksonline.
Lajmi për vdekjen e saj ka tronditur të gjithë, ndërsa emra të njohur nga arti dhe politika kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët.

Edhe Diellza Kolgeci nëpërmjet një statusi në Facebook, ka shprehur dhimbjen e saj për humbjen e hershme të regjisores.
“Arzana Kraja, nuk po mundem me besu…”, ka shkruar Diellza.
Kutjojmë se Arzana ishte vajza e kryeakademikut, Mehmet Kraja./Indeksonline/
