Diellza Kolgeci shfaq linjat trupore, ja si duket ajo pas lindjes
Diellza Kolgeci njihet nga publiku shqiptar si një nga ikonat e bukurisë, veçmas në Kosovë.
Ajo përpos fushës së modës, është marrë edhe me muzikë dhe projekte të ndryshme.
Së fundmi ajo ka qenë pjesë e shtypit rozë për shkak të lidhjes së saj me basketbollistin Fisnik Rugova, që së fundmi ata u bënë prindër të një vajze.

E si duket Diellza ka zgjedhur që tashmë kohën t’ja kushtoj totalisht vajzës së saj.
Kjo shfaqet edhe nëpër rrjetet sociale ku ajo e shfaq lumturinë që po e përjeton duke shijuar momentet me vajzën dhe burrin.
Së fundmi ajo ka publikuar fotografi teksa shihet në forma të mira trupore, edhe pse Diellza në fund të muajit prill solli në jetë vajzën të cilën e pagëzuan me emrin Helena.

Pashmangshëm duket se Diellza ende e ka vëmendjen e publikut, sidomos për shkak të bukurisë së saj dhe formave trupore.