16:07 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Diesel  zgjedh pamjen “Biker” për orët e reja të mençur

Diesel ka zbuluar koleksionin e ri të orëve të mençura “Full Guard 2.5” që kanë një pamje estetike ‘Biker’, transmeton Indeksonline.

Këto modele të reja që nga muaji tetor do të jenë në dyqane për tu shitur. Diesel  me koleksionin e ri i ka dërguar orët e mençura në një nivel tjetër, me funksione të reja.

Koleksioni i ri është në pajtushmëri edhe me sistemin e Android dhe të atij Apple. Përveç funksioneve si pranimi i njoftimeve për mesazhe, imella, thirrje dhe kontrollin e muzikës, këto ora mund të lidhen me ‘Google Asistent’ , ku mund të japësh urdhra  orës.  Po ashtu kjo orë është “Waterproof” dhe ka sistemin për të matur rrahjet e zemrës. /Indeksonline/