20:50 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dieta e re detoks: Humbni deri në 5 kg në vetëm 10 ditë

Një rrugë për të detoksifikuar dhe rifilluar trupin tuaj, duke humbur deri në 5 kg në vetëm 10 ditë. Ky është programi i krijuar nga nutricionisti Mark Hyman, drejtor i Qendrës Klinike Cleveland për Mjekësi Funksionale, i njohur në Shtetet e Bashkuara kryesisht për qasjen e tij funksionale, që synon jo vetëm shërimin e simptomave të thjeshta, por të të gjithë trupit.

Tani, pas librit të tij të fundit “Dieta e ekuilibrit glikemik”, ai kthehet me “Dieta detox në 10 ditë”, duke na mësuar se si të rivendosim bilancin glikemik dhe të djegim dhjamin. Duke filluar pikërisht nga mënyra jonë e të ngrënit.

Ushqimet e ndaluara – Nëse është e vërtetë që ne jemi ajo që hamë, atëherë duhet të pyesim veten se çfarë është me të vërtetë e mirë për ne dhe çfarë jo. Në programin e hartuar dhe testuar shkencërisht nga Hyman, hapi i parë është detoksifikimi i kuzhinës suaj. Duke eliminuar, domethënë, të gjitha ato ushqime që na dëmtojnë. Harrojeni sheqerin dhe kripën, shikoni për fruta dhe perime të freskëta (më mirë nëse i blini direkt në treg). Me pak fjalë, këshilla e tij e parë është që të përqendrohemi në produktet më të natyrshme të mundshme.

Furnizimi – Pasi të kuptojmë se çfarë duhet shmangur, duhet të mësojmë se ku duhet t’i blejmë ato që na nevojiten.

Në libër, Dr. Hyman ndihmon ata që dëshirojnë të ndjekin rrugën e tij me një listë shumë të detajuar pazaresh që ndjek produktet natyrale dhe, për rrjedhojë, edhe stinët dhe këshillon që të blini direkt nga tregu.

Çfarë duhet të reduktoni – Nëse ushqimet me sheqer duhen shmangur tërësisht, është e qartë se edhe doza e sheqerit që është e pranishme në ushqime duhet të reduktohet nëse nuk eliminohet përfundimisht. Por, edhe kafja dhe alkooli nuk janë dy aleatë për të riprogramuar trupin tuaj dhe për të humbur peshë.

Rruga e Hyman do t’ju mësojë megjithatë se ka mjete të shkëlqyeshme për një mëngjes të mirë.