20:45 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Dieta e vërtetë fillon nga truri

Arritja e pranverës sjell me vete më shumë dëshirë për tu kujdesur për veten dhe njëkohësisht shumë receta dhe dieta që popullojnë internetin më shumë se në çdo muaj tjetër të vitit.

Por në këtë rast, ekspertët paralajmërojnë: Asnjë dietë nuk është në gjendje të funksionojë nëse më parë nuk kemi fituar bashkëpunim dhe mirëkuptimin e trurit tonë. E rëndësishme është të bindemi se për se duhet ta mbajmë dietë dhe të besojmë tek ajo. Specialistët janë gjithashtu në një mëndje kur thonë se për të pasur një trup të mirë, dietat sezonale nuk mjaftojnë. Për këtë duhet kohë dhe vijimësi, por në radhë ta parë, duhet të dimë se për këtë, aleati më i mirë është vetë truri ynë.

Asnjë dietë nuk mund të ketë sukses nëse nuk ka bashkëpunimin e trurit. Dieta është një proces kompleks dhe duhet të çojë në ndryshim të qëndrueshëm të mënyrës si mendojmë dhe jo vetëm të mënyrës së të ushqyerit, thotë Samir Sukkar, një dietolog i njohur italian. Momenti më i rëndësishëm në një dietë është të kuptuarit se stili i të ushqyerit përmirëson edhe mirëqenien tonë.