Dieta mahnitëse, ndani ushqimet sipas ngjyrave dhe humbisni 10 kilogramë
Nëse vendosni që t’i ndani ushqimet tuaja në brumëra dhe perime, do të keni rezultate mahnitëse brenda një kohe shumë të shkurtër.
Kjo dietë, ose sic dietologët e quajnë, ky program konsiston në ndarjen e ushqimeve sipas një sistemi ngjyrash dhe më pas kombinimin e tyre për të rënë në peshë shumë shpejt.
Janet Thomson që shkroi librin bestseller Fat To Flat (Nga e shëndoshë në të dobët në vitin 1995, pretendon se plani i saj i ri ofron një zgjidhje të thjeshtë për t’u dobësuar.
Sipas programit në fjalë perimet, fruta, fasulet dhe sqinaqi futen në kategorinë “e gjelbër”, brumërat në kategorinë “rozë”, yndyrnat dhe proteinat në atë “blu” dhe ushqimet pa vlera ushqyese në “të kuqe”.
Ushqimi i një diete të ekuilibruar është aq e thjeshtë sa të hahet një numër i caktuar i pjesëve të secilës kategori në ditë:
Deri në tetë ushqime prej kategorisë jeshile, tre prej rozës, një pjesë të kaltër me çdo vakt dhe asnjë të kuqe.
Dhe të devotshmit kanë arritur të humbin deri në 10 kilogram në dy javë duke ndjekur planin e thjeshtë.
Ushqimet jeshile: 8 në ditë
Ushqimet rozë: Maksimumi tri pjesë në ditë
Ushqime blu: Një me çdo vakt
Ushqime të kuqe: Shmangini.