75 Mall Live Search
22:32 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Dieta me kos për dobësim të shpejtë

Kosi është një produkt shumë i mirë për dobësim, prandaj duhet të jetë peshë e menusë së përditshme.

Mjekët dhe dietologët këshillojnë që kosi nuk duhet të jetë shumë i yndyrshëm, por nga na tjetër, nuk duhet të jetë pa yndyrë, pasi yndyra natyrale dhe në mënyrë të moderuar e ndihmon organizmin për te humbur peshë.

Më poshtë po ju sjellim një dietë me bazë kosin, e cila ju ndihmon të humbisni deri 4­6 kilogramë brenda një jave, nëse respektohet në mënyrë rigoroze.

Rregulli kryesor i kësaj diete është konsumoni kos gjatë gjithë kohës, sa të doni dhe kur të doni, por duke shtuar në menunë tuaj ditore edhe ushqime të tjera si më poshtë.

Gjithashtu ndalohet të pini alkool dhe pije të gazuara!

Dita 1,2,3

Pervëç kosit, mund të hani oriz të zier apo patate të ziera

Dita 4,5,6
Përveç kosit, mund të hani edhe fileto pule të ziera apo të pjekura. Mund të shtoni edhe sallatë të freskët.

Dita e 7­të
Kos dhe fruta, por jo banane dhe rrush.

Pasi të përfundoni dietën, tregoni kujdes që ushqimet e tjera ti shtoni gradualisht në mënunë tuaj dhe sasinë shtojeni në mënyrë graduale.