Dieta me vezë të ziera: humbisni 4-5 kg në javë
Lufta për të humbur peshë, është ndoshta një nga betejat më të vështira dhe vullneti mund të jetë një nga aleatët tuaj më kryesorë. Vullneti për të ngrënë shëndetshëm dhe për të bërë aktivitet të rregullt fizik.
Në këtë postim do t’ju paraqesim një dietë e cila ju ndihmon që të bini disa kilogram në një javë, megjithëse nuk është aspak e rekomandueshme. Ky plan për humbje peshe është një fakt një dietë e ulët në kalori.
Dita 1
Mëngjesi: 2 vezë të ziera, 1 portokall, 1 filxhan qumësht pa yndyrë
Dreka: 1 copë gjoks pule i zier, 1 filxhan kos pa yndyrë
Darka: një vezë e zier, 1 copë gjoks pule i zier dhe 1 portokall
Dita 2
Mëngjesi: 2 vezë të ziera, lëng të 1 kokrre limoni
Dreka: 1 peshk mesatar i pjekur, 1 grejpfrut
Darka: 2 vezë të ziera shumë
Dita 3
Mëngjesi: 2 vezë të ziera shumë, 1 filxhan me ujë të ngrohtë me lëngun e 1 limoni
Dreka: 1 copë mesatare mish të zier viçi, 1 grejpfrut
Darka: 2 vezë të ziera
Dita 4
Mëngjesi: 2 vezë të skuqura me qepë, majdanoz, kopër dhe vaj ulliri
Dreka: 1 copë mesatare gjoks pule i pjekur dhe sallatë
Darka: 1 vezë të zier dhe 1 portokall
Dita 5
Mëngjesi: 2 karrota, 2 vezë 1 lugë gjelle salcë kosi
Dreka: 2 karrota, 1 filxhan lëng portokalli i freskët
Darka: 1 peshk mesatar i pjekur dhe 1 vezë e zier
Dita 6
Mëngjesi: 1 filxhan kos pa yndyrë, 1 filxhan lëng portokalli dhe/ose limoni i freskët
Dreka: 2 vezë të ziera, 2 grejpfrut
Darka: 1 portokall
Dita 7
Mëngjesi: 2 vezë të ziera, një gjysmë grejpfrut
Dreka: 1 copë mesatare mishi vici i zier, 1 portokall
Darka: lëng portokalli i freskët
Dieta me vezë është shumë e lehtë për t’u ndjekur, por duhet të zgjasë vetëm 1 javë. Gjatë kohës që jeni në dietë duhet të pini shumë ujë.
Kujdes! Ju lutem mos bëni asnjë dietë pa u konsultuar me mjekun. Dietat që ju mundësojnë rënie të shpejtë nga pesha nuk janë të këshillueshme, edhe pse mund të kenë në përbërje të saj ushqime të shëndetshme.