20:35 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dietat me kufizim të kalorive ju japin më shumë yndyrë në bark

Dieta me kufizimin e kalorive në ditë jo vetëm që rrit perimetrin e belit, por gjithashtu bën muskujt tuaj më të dobët.

Kështu ka paralajmëruar një studim i ri i kryer në minj duke ardhur në përfundim se kjo dietë lë më shumë yndyrë rreth barkut.

Edhe më shqetësuese sipas tyre: një hormon i njohur për rritjen e presionit të gjakut u bë hiperaktiv në minjtë në dietën e reduktuar të kalorive.

Ekipi, i  udhëhequr nga Universiteti Georgetoën në Uashington, paralajmëron se dy kombinimet- rritja e presionit të gjakut dhe yndyra e barkut së bashku- mund t’i hapin rrugë rreziqeve për sëmundje afatgjate shëndetësore, të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës./Indeksonline/