14:10 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dietë gjatë festave, këto janë mënyrat

Festat e fund vitit përfaqësojnë një moment për tu qetësuar dhe për të fituar energjitë pas një viti të gjatë punë duke i ndarë këto momente relaksi me familjen.

Por në anën tjetër festat janë një provë e vështirë për ata që janë në dietë dhe është shumë e vështirë t’i ruani kilogramët.

Këto janë disa nga mënyrat se si mund të mbani dietë edhe gjatë festave

Limitoni alkoolin sa më shumë që mundeni gjatë drekave dhe darkave e po ashtu pijet me sheqer dhe pini më shumë ujë.

Mishin, peshkun gatuani në furrë apo avull dhe qëndroni sa më largë fërgimit.

Përdorni më pak kripë pasi që ju ngre tensionin.

Përdorni yndyrën e vajit të ullirit.

Bëni shëtitje apo shtoni aktivitetet fizike.