75 Mall Live Search
19:09 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / indeksADMonline

Diferenca 15 vjeçare në moshë, shkatërron romancën e çifti të njohur

Një burim ka folur për arsyen pse Scott Disick dhe Sofia Richie vendosën të përfundojnë marrëdhëniet e tyre për mirë këtë herë.

Ylli dhe biznesmeni 37-vjeçar dhe modelja 21-vjeçare ishin ndarë e ribashkuar për shumë vite me radhë, dhe ata u panë së bashku për herë të fundit në korrik.  Sidoqoftë, ata tani janë ndarë dhe një burim ka folur për problemet e tyre.

“Scott dhe Sofia kanë qenë në krizë për dy muaj dhe tani janë ndarë për mirë”, tha një burim për Us Weekly . ” Sofia me të vërtetë u përpoq të bënte gjëra midis tyre të fuksiononin, por Scott zyrtarisht e ndërpreu marrëdhënien kohët e fundit dhe ata nuk po flasin më.”

Burimi vazhdoi, “Miqtë i atribuan ndryshimit të tyre në moshë prej15-vitesh diferencë si problem. Ai është shumë ndryshëm me jetën e tij, i përqendruar me të vërtetë në një mënyrë jetese më të qetë, fëmijët e tij dhe bizneset e tij të investimeve dhe Sofia, 21 vjeçare, është me të vërtetë ende duke u përpjekur të kuptojë se çfarë dëshiron të bëjë, gjë që i largoi ata kohë pas kohe”./Indeksonline/