75 Mall Live Search
09:29 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / MSH

Digjen 13 hektarë mal e të mbjella në Ferizaj, dyshohet se zjarri u vë qëllimisht

Një zjarr i madh ka përfshirë 13 hektarë hapësirë me mal dhe të mbjella, në Lloshkobare të Ferizajt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:30, dhe dyshohet se u vë qëllimisht nga persona të panjohur, raporton IndeksOnline.

Hapësira e djegur është në pronësi të dy personave.

Sipas policisë, nga zjarri u përfshinë 3 hektarë me mal, 5 hektarë me mjedra, 4 hektarë me dredhëza dhe 1 hektar me arra.

Në raportin policor bëhet me dije se rasti i iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” është duke u hetuar nga organet kompetente./IndeksOnline/