Digjen 50 hektarë mal, terreni i papërshtatshëm për të intervenuar me automjete

Policia e Drenasit ka pranuar një informacion se në fshatin Godanc janë duke u djegur rreth 50 hektarë mal.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit, raporton IndeksOnline.
Për shkak të terrenit të papërshtatshëm, policia dhe zjarrfikësit nuk kanë mundur të intervenojnë me automjete vetëm me pajisje të dorës./IndeksOnline/