Digjen dy banesa në Prishtinë

Dy banesa janë kapluar nga zjarri të enjten në rrugën “Bahri Fazliu” në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se zjarri shpërtheu në një objekt banesor, ku dy banesa të ndara u dogjën.
Përveç dëmeve materiale nuk ka pas persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, njësia e zjarrfikësve, njësia e inspektorëve si dhe eksperti i zjarrit.
Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet./IndeksOnline/