Digjen dy hektarë pyll në Pejë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje janë përfshirë nga zjarri dy hektarë pyll në Pejë.
“Raportohet se në rrethana ende të panjohura rreth 2 hektarë pyll janë përfshirë në zjarr, pronë e ankuesit mashkull K-Shqiptar. Zjarrfikësit janë duke tentuar të shuajnë zjarrin”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/