Digjen dy lokale në Kaçanik, rasti nën hetime

Janë përfshirë nga zjarri dy lokale në Kaçanik. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Fsh. Rakaj, Kaçanik / 03.08.2025 – 18:50. Raportohet se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në rrethana të panjohura janë djegur dy lokale pronë e ankuesit kosovar. Rasti është në hetime”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/