75 Mall Live Search
14:32 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Digjen dy vetura në Malishevë, lëndohet një person

Dy vetura janë përfshirë nga flakët gjatë ditës së djeshme në Malishevë.

Sipas policisë, viktima ka informuar se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri dy vetura që ishin të parkuara në garazhin e tij.

Në tentim të fikjes së tyre, viktima ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Policia po hetojnë rastin./Indeksonline/