75 Mall Live Search
20:15 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / OSH

Digjen kabllot nëntokësore të energjisë elektrike, Fushë Kosova në terr

Disa ndërtesa në Fushë Kosovë kanë mbetur pa energji elektrike të martën më mbrëmje.

Si pasojë e mungesës së energjisë elektrike disa bashkëatdhetarë janë detyruar që të qëndrojnë në vetura për t’u ngrohur.

IndeksOnline ka kontaktuar me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala, për këtë çështje.

Buzhala ka bërë të ditur se bëhet fjalë për katër trafo, ku janë djegur kabllat nëntokësore të KEDS-së, mirëpo është rregulluar problemi tani.

“Kanë qenë më herët 4 trafo, dmth një numër i vogël i konsumatorëve. Aty është dashtë të intervenohet pasi janë djegur kabllot nëntokësore tonat, të ipkos dhe telekomit.

Tash çdo gjë është në rregull”, tha ai./IndeksOnline/