10:14 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Digjen lokale e vetura

Dy lokale dhe dy vetura janë përfshirë nga flakë gjatë 24- orëve të fundit në qytetet e ndryshme të Kosovës. Në dy raste dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm nga personat e panjohur.

Sipas policisë, në Prizren, në rrethana të pa njohura në zjarr është përfshirë lokali i saj. Gjatë tentativës për shuarje zjarri, një punëtor nga tymi ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.

 Kurse, në fshatin Rogovë të Gjakovës, është raportuar se persona të panjohur i kishte vënë flakën një lokali. Njësitet relevante kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

E në Vushtrri, një person ka raportuar se persona të panjohur në oborrin e tij, ua kishin vënë zjarrin dy veturave të tij “Mercedes” dhe tjetrës gjysmë kamionet  me targa lokale.

Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rastet nën hetime.