Digjen Malet e Berishës, banorët të shqetësuar
Kanë vazhduar edhe sot rastet e zjarreve në pjesë të ndryshme të Kosovës.
Një zjarr i radhës është duke u shpërndarë tani në Malet e Berishës të Komunës së Malishevës.
lexues të Indekonline kanë dërguar pamje të malit të përfshirë nga zjarri.
Sipas pamjeve, pjesa e përfshirë është goxha e madhe, derisa nuk i shihet fundi zjarrit.
Pikërisht për këtë çështje, kryeministri i Kosovës sot u ka shkruar letër të gjithë kryetarëve të Komunave dhe u ka kërkuar më shumë angazhim në parandalimin e kësaj dukurie. /Indeksonline/
