75 Mall Live Search
15:35 / E Hënë, 15 Prill 2024 / k.v

Digjen mbeturinat në një depo në “Arbëri”, ndotje enorme e ambientit (Pamje)

Një tym i madh ka dalë pasditen e sotme nga një depo e mbeturinave në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Zjarri ka përfshirë mbeturinat në këtë vend duke shkaktuar ndotje të madhe të ambientit, transmeton IndeksOnline.

Nuk është njoftuar për të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë është shfaqur policia dhe zjarrfikësit.

Zjarri është lokalizuar ndërsa deri më tani nuk ka informacion se si është shkaktuar ai.

Rikujtojmë se ditëve të fundit janë djegur tërësisht disa fabrika gjigante në qytete të ndryshme të Kosovës./IndeksOnline/