75 Mall Live Search
10:24 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2023 / k.v

Digjen orët e rrymës së një objekti banesor në Fushë Kosovë

Një objektit banesor në Fushë Kosovë, orët e rrymës i janë përfshirë nga zjarri.

Sipas të dhënave, rrethanat e ngjarjes kanë mbetur ende të paqarta.
Njësitet policore,zjarrfikësit dhe zyrtarët e KEDS-it ishin prezent në vendin e ngjarjes.

Njoftimi zyrtar:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Fushë Kosovë 05.12.2023-16:40. Raportohet se në rrethana të panjohura, janë përfshirë nga zjarri orët e rrymës në një objekt banesor. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore, zjarrfikësit dhe zyrtarët e KEDS-it. Rasti nën hetime.