Digjen pjesë të veturave në Pejë, vlera e dëmit e madhe

Si pasojë e zjarreve ditën e djeshme, shumë dëme janë shkaktuar.
Njejtë ka ndodhur edhe në Pejë, ku si pasojë e zjarrit në një pllac janë djegur pjesë të veturave me vlerë rreth 50000 euro, shkruan IndeksOnline.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës kanë lokalizuar zjarrin.
Rasti po hetohet.
”ZJARRVËNIE Rr. Gani Daci, Pejë / 26.07.2025 – 10:40. Raportohet se si pasojë e zjarrit në një pllac janë djegur pjesë të veturave me vlerë rreth 50000 euro, pronë e ankuesit m/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.” thuhet në raportin e policisë.