75 Mall Live Search
18:43 / E Diele, 27 Mars 2022 / MSH

Digjen pyjet në Popovë e Llapashticë të Podujevës

Pyjet në fshatrat Popovë dhe Llapashticë të Podujevës janë duke u djegur.

Këtë e ka bërë të ditur një qytetar, shkruan Indeksonline.

Sipas tij, zjarri është duke u përhapur, teksa autoritetet përkatëse, zjarrfikësit dhe policia akoma nuk kanë ndërmarrë asgjë për shuarjen e këtyre zjarreve.

Ditët e fundit, rastet e djegies së pyjeve janë shpeshtuar, me shumicën prej tyre që janë ndezur qëllimisht, për djegien e barishteve dhe pastrimin e oborreve.