Digjen tri shtëpi banimi në Kçiq

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në lagjen “Ibrahimi” në Kçiq, duke përfshirë tre shtëpi banimi.
Zjarri është raportuar të ketë nisur në orët e mesditës dhe është përhapur me shpejtësi për shkak të kushteve atmosferike.
IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për detaje të tjera lidhur me rastin por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të lajmit.