Digjen tri vila në Pejë

Janë djegur mëngjesin e djeshëm tri vila në Koshutan të Pejës.
Rastin në polici e kanë raportuar tre pronarët e vilave, shkruan IndeksOnline.
Lidhur me rastin, policia deklaron se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet e nevojshme.
Nuk është bërë e ditur nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental./IndeksOnline/