75 Mall Live Search
16:09 / E Enjte, 09 Korrik 2026 / OSH

Digjet aeroplani ushtarak në aeroportin grek

Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore të Greqisë kreu një ulje emergjente në aeroportin e Zakynthos, pasi pësoi një defekt mekanik që shkaktoi edhe një zjarr.

Avioni ishte ngritur nga Baza Ajrore e 116-të Luftarake në Araxos dhe po merrte pjesë në një fluturim stërvitor, kur u shfaq problemi teknik.

Për këtë arsye, piloti u detyrua të kryente një ulje emergjente në aeroportin më të afërt, atë të Zakynthosit.