Digjet anija që po barte vetura Porsche

Një anije mallrash që po barte mallra, përfshirë edhe vetura Porsche, ka marrë flakë në Oqeanin Atlandik, të merkurën, shkruan CNN, transmeton IndeksOnline.
Në kohën e shpërthimit të zjarrit, anija po lundronte 90 milje detare në jugperëndim të Azores të Portugalisë, sipas një deklarate të mërkurën nga Marina Portugeze.
Pasi zjarri shpërtheu në ngarkesë, ai u përhap dhe detyroi 22 anëtarët e ekuipazhit të braktisnin anijen.
Sipas një deklarate tjetër të Marinës Portugeze, ekuipazhi u mor në mënyrë të sigurt dhe u dërgua në një hotel lokal.
Pronarët e anijes kanë marrë masa për një tërheqje pasi ajo vazhdon të digjet.
Porsche konfirmoi për CNN Business se një numër i makinave të saj ishin në mesin e ngarkesave dhe se klientët me makina në bordin e anijes së djegur po kontaktohen nga tregtarët e tyre.
“Ndërsa mbetet shumë herët për të konfirmuar atë që ndodhi dhe hapat e ardhshëm, ne jemi — së bashku me kolegët tanë në Porsche AG — duke mbështetur klientët tanë dhe tregtarët tanë sa më mirë që mundemi për të gjetur zgjidhje,” tha Angus Fitton, Zëvendës President i PR. në Porsche Cars në Amerikën e Veriut. “Ne jemi në kontakt me kompaninë e transportit detar dhe detajet e veturave në bord tashmë dihen”./IndeksOnline/