75 Mall Live Search
12:25 / E Hënë, 26 Janar 2026 / P M

​Digjet bageri në Mitrovicë, kjo është vlera e dëmit, që pretendon pronari

Mbrëmë është djegur një bager i kompanisë që ishte përgjegjëse për rrënimin dhe largimin e objekteve pa leje, në Mitrovicë.

Pronari i kompanisë, Fatmir Behrami, ka konfirmuar se gjatë natës është djegur një bager i firmës së tij.

“Po, jemi njoftuar përmes policisë dhe zjarrfikësve. Demi është për mbi 70 mijë euro”, tha Behrami përmes telefonit.

Edhe kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar duke dënuar aktin dhe ka theksuar se veprimet e tilla kriminale përbëjnë kërcënim për ata që punojnë që Mitrovica të jetë qytet ku mbretëron rendi dhe qetësia publike.

“E dënoj ashpër këtë akt makabër e qyqar. Por, të gjithë ata që me akte të tilla kriminale mendojnë se na frikësojnë, gabojnë. Lufta jonë ndaj paligjshmërisë, kriminalitetit dhe parregullësisë nuk do të ndalet”, ka shkruar Peci në Facebook.