75 Mall Live Search
14:33 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / AR

Digjet “BMW”-ja në Çagllavicë, rrethanat ende të panjohura


Është përfshirë nga zjarri një veturë e tipit “BMW” në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në Çagllavicë.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë (17.06.2021). 

Pronari i veturës M.G. që njëkohësisht ishte edhe duke vozitur automjetin ka treguar se vetura mori flakë sa ishte në qarkullim.

Ai tregoi që arsyet mbesin të panjohura, derisa në vendngjarje kishte dalë edhe Policia e Kosovës.

Tutje ai thotë se për ta ndalur zjarrin kishin ndihmuar qytetarët që ndodheshin afër pasi që Zjarrfikësit nuk iu përgjigjën rastit./Indeksonline/

Më poshtë pamje: