Digjet ferma e pulave afër Rahovecit, ngordhin rreth 600 copë pula

Një person ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një fermë e pulave në Hoçë e Vogël të Rahovcit, ku si pasojë e zjarrit i kanë ngordhur rreth 600 pula, raporton IndeksOnline.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante si edhe eksperti i zjarrit, ku sipas tij zjarri dyshohet se është shkaktuar nga energjia elektrike./IndeksOnline/