75 Mall Live Search
10:56 / E Diele, 25 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Digjet flamuri i Kosovës në Zveçan, Policia hap rast

Tre persona dyshohet se e kanë djegur një flamur të Kosovës në Zveçan.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë se dyshojnë se këtë e bënë tre të mitur.

“Po. Pak më larg Komunës ka qenë.. Nja tre të rinj, sipas gjasave të mitur…”, tha Elshani.

Policia ka hapur rast për “nxitje të urrejtjes, përçarje dhe mosdurim”.