Digjet kamioni në autostradë
Një kamion transportues është kapluar nga zjarri në autostradën “Arben Xhaferi”, raporton Indeksonline.

Nuk është raportuar për persona të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë Policia e Kosovës e cila është duke u marrë me rastin.

Nuk dihet ende se si ka ardhur deri të zjarri por për disa kohë, qarkullimi i automjeteve në autostradë është realizuar me vështirësi./Indeksonline/