75 Mall Live Search
13:56 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Digjet koperativa bujqësore “Gratë e Krushës”

Koperativa Bujqësore “Gratë e Krushës” është përfshirë nga zjarri.

Kjo koperativë që përmban 30 llojë të produkteve, kryesisht nga speci dhe domatja, është parë duke u djegur në Krushë të Rahovecit.

Siç shihet në këto pamje të Indeksonline, tymi po del nga kjo koperativë të cilën e kanë krijuar më shumë mund dhe punë, gratë e Krushës.

Dyshimet e para për shkaktarët që kanë quar deri të zjarri, është energjia elektrike.

Ndryshe, prodhimet e tyre janë bërë të njohura, jo vetëm në Kosovë por edhe në tregun e jashtëm./Indeksonline/