Digjet kuzhina e restorantit të famshëm në Gjakovë
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/04/retroo.jpg)
Kuzhina e Restorantit “Retro” në Gjakovë, është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të mbrëmjës.
Sipas njësisë së zjarrfikësve Restorantit “Retro”, i cili gjendet në rrugën “Mbretëresha Teuta” në Gjakovë, i është djegur një pjesë e kuzhinës dhe se dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një fërteze.
Rastin për “Indeksonline”, e ka konfirmuar dhe policia e Gjakovës.
Përveç dëmëve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Ndërsa si pasojë e reagimit të shpejtë nga ana e zjarrfikësve, ka shpëtuar nga përfshirja e flakëve supermarketi “Interex”
/Indeksonline/
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/04/retroo-1-1024x658.jpg)