75 Mall Live Search
09:40 / E Enjte, 23 Dhjetor 2021 / AR

Digjet lokali në Ferizaj nga një ngrohëse elektrike, lëndohet një person

Sot në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga zjarri një lokal afarist në fshatin Gërlicë të Ferizajt.

Ankuesi ka raportuar në Polici se shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë një ngrohëse elektrike.

Si pasojë e zjarrit një person ka pësuar lëndime trupore si dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar./Indeksonline/