75 Mall Live Search
16:26 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Digjet në Miami jahti 7 milionë dollarësh, i këngëtarit të njohur

Jahti luksoz i këngëtarit të njohur, Marc Anthony ka marrë flakë.

Mediat e huaja raportojnë se në momentin që flakët janë shpërndarë, këngëtari nuk ndodhej brenda tij, por ekuipazhi i tij ishte aty për ta bërë gati për nisje.

Ata janë evokuar menjëherë nga autoritetet dhe nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.

Si fillim flakët kanë nisur nga një kuvertë dhe më pas janë shpërndarë në të gjithë jahtin.

Jahti i ish-bashkëshortit të JLo kushtonte 7 milionë dollarë dhe nga pamjet që janë xhiruar nga kalimtarët duket se ai është djegur plotësisht.

Kujtojmë që në këtë jaht, prej vitesh argëtohej këngëtari me miqtë e tij.