Digjet një banesë në Bregun e Diellit, në Prishtinë
Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm, në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet se nga kompleksi banesor, që gjendet përballë të ashtuquajturave “Banesat e Bardha”, po del tym i madh.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve, që menjëherë janë angazhuar për të fikur zjarrin.
Teksa është herët të dihen shkaqet e këtij incidenti, ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:

