23:48 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / OSH

Digjet një barakë në oborrin e QKUK-së, intervenojnë shpejt zjarrëfikësit

Një barakë e banueshme në oborrin e QKUK-së në orët e vona të së shtunës ka marrë flakë, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo, intervenimi i zjarrëfikësve ishte i shpejtë dhe sukseshëm.

Kështu bënë të ditur zjarrëfikësit përmes rrjetit social “Facebook”.

Nuk raportohet për ndonjë të lënduar./IndeksOnline/