75 Mall Live Search
08:11 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2023 / MSH

Digjet një bujtinë në Rumani, të paktën pesë viktima

Të paktën pesë persona, përfshirë edhe fëmijë, kanë vdekur nga zjarri në një bujtinë në Rumani, raporton “Sky News”.

Inspektorati i Përgjithshëm për Situatat e Emergjencave në këtë vend ka thënë se shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje herët të martën në fshatin Tohani në qarkun e Prahovës.

Në deklaratën e lëshuar nga ky inspektorat, thuhet se kur filloi zjarri në bujtinë po qëndronin 26 persona.

Rreth mesditës, autoritetet e urgjencës konfirmuan vdekjen e pesë viktimave dhe dërguan ekipet e kërkim-shpëtimit për të gjetur disa persona të zhdukur.

Autoritetet e urgjencës thanë gjithashtu se 18 persona arritën t’i shpëtonin zjarrit dhe dy prej tyre po trajtoheshin për djegie.

Rreth orës 12:45, zjarri është shuar, ndërsa autoritetet kanë vijuar kërkimet për personat e zhdukur.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.