09:04 / E Mërkurë, 17 Janar 2024 / MSH

Digjet një depo në Gllogoc

Një depo raportohet të jetë përfshirë nga zjarri në Gllogoc.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:13.

Sipas policisë, zjarri ka shpërthyer në rrethana të panjohura.

“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar” bën të ditur policia.

Rasti është në procedurë hetimore, raporton Indeksonline.