Digjet një eskavator në Zupç të Zubin Potokut
Një ekskavator i një banori të komunitetit shqiptar në fshatin Zupq të Komunës së Zubin Potokut është djegur mbrëmë pas orës 12:00.
Një dëshmitar për Indeksonline ka treguar se eskavatori është djegur afër pompës së derivateve të serbëve.
Ai thotë se ata si banorë të fshatit Çabër që gjendet në këtë pjesë të banuar me serbë po ndihen të rrezikuar, sidomos pas aksionit policor që u zhvillua para dy dite.
Ndryshe, me urdhër të Prokurorisë për shkak të provave të bazuara për krim të organizuar dhe kontrabandë, Njësia Speciale e Kosovës të martën ka kryer një aksion.
Gjatë këtij aksioni ka arrestuar 19 policor e disa qytetarë që i rezistuan aksionin në Zubin Potok./Indeksonline/


