Digjet një fabrikë në Milloshevë të Obiliqit

Një fabrikë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Bëhet fjalë për fabrikën e mishit “Apetit”, që gjendet në Milloshevë të Obiliqit.
Burime të IndeksOnline pohojnë se në vendin e ngjarjes ndodhen policët dhe zjarrfikësit.
Akoma nuk dihen shkaqet e këtij zjarri dhe dëmi që mund të ketë bërë.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar mbi rastin./IndeksOnline/