08:30 / E Martë, 14 Nëntor 2023 / L K

Digjet një flamur serb në Rahovec, policia del në vendin e ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Hoqë e Madhe në Rahovec është djegur një flamur serb nga persona të panjohur.

Rasti është cilësuar si ‘Nxitje e përçarjes dhe mos durimit’, ndërsa është duke u hetuar.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës se është djegur një flamur, ka dalë në vendin e ngjarës dhe kanë vërejtur se në hyrje të fshatit te pllaka përkujtimore, nga persona të panjohur është djegur pjesërisht një flamur i shtetit serb. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së, shkruan IndeksOnline.