75 Mall Live Search
21:43 / E Diele, 04 Janar 2026 / F.R

Digjet një furgon në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

Një furgon është përfshirë nga zjarri sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 17:05, jemi njoftuar se në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në zonën e Malishevës, një automjet (furgon) me targa vendore ishte përfshirë nga zjarri”, ka thënë Elezaj.

“Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar. Lidhur me rastin, jemi duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”.

Ndërkohë, në adresën e Klan Kosovës kanë arritur pamje nga autostrada ku ka kolona të cilat, sipas lexuesve, kanë ardhur si pasojë e rastit në fjalë.