Digjet një Golf 8 në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orëve të vona një veturë e tipit Golf 8 është përfshirë nga zjarri.
Viktima ka raportuar se në veturën e tij është hedhur diçka e dyshimtë dhe kishte dërguar deri tek përfshirja e zjarrit.
Rasti ka ndodhur në Vushtrri dhe është nën hetime.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kishin hedhur diçka mbi veturën e tij Golf 8 me targa vendore dhe më pas ia kishin vu zjarrin, por nga familjarët pasi është vërejtur është shuar zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së, transmeton IndeksOnline.